FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT

Mire se Erdhe,ju faleminderit qe e vizitoni kete forum.
 
ForumPortaliCalendarPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajmet me te reja nga sporti..!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
mussi
Admin
Admin


Numri i postimeve : 45
Registration date : 01/01/2009

MesazhTitulli: Lajmet me te reja nga sporti..!   Thu Jan 01, 2009 6:35 pm

Ketu do postohen Lajmet me te Reja nga sporti




Respect mussi Razz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://forumotion.top-talk.net
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:24 pm

Real Madrid ofron 30 milionё funte pёr Lavezzin

Kampioni i Spanjёs, Real Madrid, ka përgatitur ofertё tё majme pёr sulmuesin e Napolit, Ezquiel Lavezzi.

Argjentinasi ёshtё vleruar lartё nga drejtuesit e Realit, Pedja Mijatovic dhe Miguel Angel Portugal, dhe siç ka shkruar dje Gazzetta dello Sport, Reali përgatitet tё paguajё 30 milionё funte pёr Lavezzin.

Ndёrkohё, bashkolojtari i tij tek Napoli, Marek Hamsik, po ashtu ka bёrё tё ditur se ai dëshiron tё luajё nё Ligёn e Kampionёve nё sezonin e ardhshёm, me ose pa ekipin italian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:24 pm

Chiellini: Mund ta arrijmë Interin

Mbrojtёsi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se bardhezinjtё mund ta arrijnë Interin nё garё pёr skudeton e këtij sezoni.

“Objektivi ynё ёshtё tё rikthehemi pёr tё fituar diçka, qoftё skudeton ose Ligёn e Kampionёve. Mё vjen keq pёr periudhën e vështirё qё kaluam nё fillim tё sezonit, pasi pa tё do tё kishim qenё edhe mё afёr nerazurёve”, ka thёnё Chiellini.

“Sidoqoftё, ajo krizё na ndihmoi tё bёhemi edhe mё tё bashkuar. Tash Interi duhet tё humb ritmin ca qё ne ta arrijmë, por ne do tё përpiqemi deri nё fund dhe e dimё se diferenca mes nesh tashmё ёshtё ngushtuar ca”, ka shtuar mbrojtësi i biankonerёve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:25 pm

Xhemaili: Nё vitin 2009 dua t’u shmangem lëndimeve

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, thotë se ajo çfarë ai do tё dëshironte nё vitin 2009 ёshtё tё mos shoqërohet mё lëndime.

“Do tё thosha se kemi merituar tё jemi nё kёtё nivel nё tabelё. Ia kemi dalё mirё vetëm nё tre ose katёr ndeshjet e fundit”, thotë Xhemaili, ekipi i tё cilit ёshtё vetëm njё vend mbi zonёn e reptёsisё.

“Por qё tё mendojmë pёr njё vend nё Kupёn UEFA kemi nevojё pёr sё paku 10 ndeshje tё mira. Çfarё shpresoj nё vitin 2009? Tё mos kem mё lëndime”, ka thёnё mesfushori shqiptar.

Xhemaili, i cili aktivizohet pёr kombëtaren e tё rinjve tё Zvicrёs, erdhi tek Torino gjatё verёs sё kaluar si huazim njëvjeçar nga Bolton Wanderers.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:25 pm

Reali i bёn ofertё prej 25 milionё funte Wengerit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё duke vrarё mendjen pёr ofertёn e kampionit tё Spanjёs, Real Madrid.

Siç ka bёrё tё ditur Mirror, Wengerit i ёshtё ofruar kontratё e vlefshme 25 milionё funte pёr tё marrё nёn drejtim klubin spanjoll.

Oferta ёshtё bёrё qё trajneri francez tё marrё nёn drejtim Realin qё nga vera e ardhshme, si dhe me vete tё marrё edhe mesfushorin Cesc Fabregas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:26 pm

Gattuso: Milani shumё kohё pa skudeto

Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, thotë se mungesa e skudetos pёr rosonerёt, ka qenё shumё e gjatё.

“Kanё kaluar pesё vite qё kur kemi fituar titullin dhe pёr Milanin kjo ёshtё shumё gjatё. Tё gjithё duhet tё bёjmё sakrificё dhe tё jemi tё gatshёm tё vuajmë pёr çdo pikё. Milani ёshtё njё ekip i cili mund tё luftojё pёr tre deri nё katёr ndeshje, por tё fituar skudeton duhet tё luftosh pёr sё paku 10-15 ndeshje”, ka thёnё Gattuso.

“Pika ime e referimit ёshtё ish-Juventusi i Fabio Capellos dhe ekipi aktual i Interit, pasi qё tё dyja janë fizikisht tё fuqishme dhe efektive pa luajtur futboll spektakolar. Nuk ёshtё koincidencё qё simbol i tё dy ekipeve ёshtё Zlatan Ibrahimovic, qё i jep ekipit njё stimulim shtesё”, përfundon mesfushori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:26 pm

Reali mund tё nёnshkruajё me Riberyn vetëm pёr 50 milionё

Kampioni i Spanjёs, Real Madrid, ka vendosur kontakte me kampionin e Gjermanisё, Bayern Munich, pёr tё marrё shërbimet e anësorit Franck Ribery.

Siç shkruan Marca, Reali ka marrë inkurajime nga Bayerni kur spanjollёt kanё shprehur interesim pёr yllin francez.

Kampioni i Gjermanisё raportohet se ёshtё i gatshёm ta shesё Riberyn, por pёr njё shumё jo mё tё vogël se 50 milionё funte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Fri Jan 02, 2009 1:26 pm

Pessotto: Juventus do ta mposht Chelsean

Menaxheri ekipor i Juventusit, Gianluca Pessotto, e di se skuadra e Chelseat ka një formacion më të mirë se Juventusi, mirëpo kjo nuk është shumë e rëndësishme pasi që bardhezinjtë janë të vendosur për kualifikim në fazën e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër do të ndeshet me Blutë nga Londra në kuadër të Ligës së Kampionëve në shkurt, ndërsa Pessoto është i bindur se Juve do të vazhdojë më tutje garën.

“Shpresoj se Juventus do ta fillojë vitin 2009 me të njëjtin përcaktim dhe vendosmëri me të cilën e përfundoi vitin që lamë pas. Të kemi një fillim të mbarë është shumë me rëndësi, sidomos për t’u parapërgatitur për ndeshjen kundër Chelseat”.

“Chelsea është skuadër e cila mund të mposhtet. Jo për faktin se Juventus është skuadër më e fuqishme se Chelsea, por ne jemi të vendosur në secilën ndeshje”, ka thënë legjenda e Bianconerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:21 pm

Benitez: Reina është më i miri në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, e ka lavdëruar portierin e skuadrës së tij, Pepe Reina, duke thënë se është portieri më i mirë në Premier League.

“Secilin sezon ai është duke u bërë gjithnjë e më i mirë. Ai ka një mentalitet pozitiv dhe është një person përparues”.

“Diego Cavalieri është portier i mirë, mirëpo Reina ka më shumë vetëbesim sepse ka luajtur këtu për një kohë më të gjatë. Për mua ai është portieri më i mirë i Ligës Premier, si dhe më i miri në Spanjë”, ka thënë Benitez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:21 pm

Mourinho e dëshiron Militon

Menaxheri i zikaltërve, Jose Mourinho, thotë se ai është i vendosur për ta mbajtur Adrianon, ndërsa ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër sulmuesin e Genoas, Diego Milito.

“Jam i vendosur ta mbajë Adrianon në skuadër dhe nuk mendoj në asnjë moment për ta larguar atë. Ai është një armë shtesë e imja, ndërsa nëse stërvitet me entuziazëm dhe ndjehet mirë edhe fizikisht edhe psikikisht, atëherë ekziston mundësia që të inkuadrohet që në ndeshjen e parë të vitit të ri”, ka thënë portugezi duke zbuluar dëshirën e tij për ta pasur Militon tek Inter:

”Secili trajner në Serie A do të kishte pasur dëshirë ta ketë Militon në skuadër, mirëpo mendoj se do të ishte gabim për Genoan po ta lëshonte atë të largohet”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:22 pm

Kaka: Nё 2009 do tё jem nё Milan

Mesfushori brazilian i Milanit, Kaka, nuk mendon se do tё largohet nga klubi italian gjatё vitit 2009, edhe pse pranon se ka pasur kontakte me Realin dhe Chelsean.

“Nuk mendoj ashtu. Ështё e vërtetё se emri im ёshtё lidhur dy herё me Realin dhe pastaj me Chelsean. Gjithmonё ka thashetheme nё tregun e transferove”, thotë braziliani.

“Por mendoj se kurrë nuk do tё ketë problem nё mes meje dhe Milanit derisa qëllimet e mia dhe ata tё klubit janë tё njëjta”, ka shtuar Kaka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:22 pm

Tevez: Nuk kam probleme me Fergusonin

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez thotë se ai ёshtё i lumtur nё Manchester United, pavarësisht rolit tё tij tё pakёt kёtё sezon.

“Jam nё Buenos Aires pёr njё biznes privat pёr momentin dhe trajneri mё ka dhёnё leje tё pushoj. Nuk kam probleme me Sir Alex Ferguson”, ka thёnё Tevez pёr Daily Mail.

“I pranoj vendimet e tij dhe ai mё ka thёnё se dëshiron qё unё tё qëndroj nё Manchester. Kjo ёshtё vendimtare pёr mua. Unё do tё rikthehem nё javën e ardhshme”, ka shtuar argjentinasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:22 pm

Juventus do tё ofrojё Iaquintan pёr Arshavinin?

Klubi italian Juventus ёshtё duke bёrё plan tё sjellё nё radhёt e veta mesfushorin rus tё Zenit St Petersburg, Andrei Arshavin.

Sipas Mirror, Juve dëshiron tё ofrojё para si dhe njё lojtar pёr tё bindur klubin rus tё heqë dorё nga shërbimet e mesfushorit mjaft tё kërkuar.

Zenit kërkon 17 milionё funte pёr Arshavin, por Juventusi shpreson ta ulё shumёn e parave duke pёrfshirё nё marrëveshje edhe Vincenzo Iaquintan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:23 pm

Ronaldo: Dua tё shënoj gol nё stil biçiklete

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se ai dëshiron tё shënojё njё “gol nё stil bicikle”, para tifozëve tё Djajve tё Kuq nё Old Trafford.

“Njё gol me goditje biçiklete – mё mungon njё gol i shёnuar nё kёtё mёnyrё”, ka thёnё fituesi i Topit tё Artё.

“E kam shёnuar njё, por referat ma mohuan. Ishte nё ndeshjen me Portugalinё kundër Azerbajxhanit. Po ashtu kam nevojё tё shënoj njё ku do t’i dribloj 11 kundërshtar dhe pastaj do tё shënoj”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:23 pm

Juve do të ofrojë 75 milionë euro për Messin

Juventusi planifikon ta realizojë ëndrrën që mban emrin ‘Lionel Messi’, ndërsa drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë prej 75 milionë eurosh për ta joshur argjentinasin drejt Torinos.

Njëri ka drejtuesit e Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë për “Tuttosport” se Zonja e Vjetër dëshiron ta transferojë Messin, ndërsa e njëjta gazetë ka njoftuar se gjigantët italianë po përgatisin një mega-ofertë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, por kjo nuk do të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

Shifra për t’i bindur Blaugranët që të heqin dorë nga superylli i tyre është 75 milionë euro, ndërsa Bianconerët kanë një plan afatgjatë dhe mësohet se oferta e tyre do të zyrtarizohet në vitet e ardhshme.

Stadiumi i Juventusit, i cili është duke u rinovuar, pritet të jetë gati në vitin 2011, ndërsa sipas “Tuttosport”, deri atëherë Leo Messi do ta veshë fanellën bardhezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:24 pm

Interi kthehet kah Kanoute

Kampioni i Italisё, Interi, ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Sevillas, Frederic Kanoute.

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron tё blejё njё sulmues tё ri pas problemeve me sulmuesin brazilian Adriano.

Rapoertet nga mediat italiane sё fundi përmendin emrin e sulmuesit tё lindur nё Francё, Frederic Kanoute, i cili akivizohet pёr kombёtaren e Malit.

Nё drejtim tё Sevillas pёr shërbimet e sulmuesit kёtё muaj pritet tё shkojё njё ofertё prej 17 milionё funtesh nga Interi, derisa nё listёn e Mourinhos ёshtё edhe bashkёlojtari i tij, sulmuesi brazilian Luis Fabiano.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:24 pm

Rossi: Villarreal do tё kërkojё fitore nё Real

Sulmuesi italian Giuseppe Rossi ёshtё i bindur se Villarreali do ta fillojё vitin 2009 nё mёnyrёn mё tё mirё, duke shёnuar fitore nё ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit.

“Fillimi i vitit ёshtё shumё motivues pёr secilin lojtar. Tё luash bё Bernabeu ёshtё shumё vështirё, por unё besoj se ne mund tё arrijmë njё rezultat pozitiv dhe tё fitojmë”, thotë Rossi.

“Synimi ynё ёshtё tё shkojmë nё Madrid pёr tё fituar, pasi ёshtё shumё e rёndёsishme tё mos humbim ndaj atyre qё janë nёn ne nё tabelё”, ka shtuar italiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:25 pm

Wilshere nënshkruan kontratё afatgjate me Arsenalin

Mesfushori i ri anglez Jack Wilshere ka nënshkruar kontratё afatgjate me klubin e Premierligёs, Arsenalin.

Mesfushori nuk mund tё nënshkruante njё pro-marrёveshje deri nё ditëlindjen e 17-tё tё tij, tё cilёn e festoi dje (mё 1 janar).

Mediat angleze bёjnё tё ditur se Arsenali ka nënshkruar marrëveshje tetëvjeçare me Wilshere, i cili shihet si talenti mё premtues anglez pёr moshën e tij, mund tё jetё tetëvjeçare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:25 pm

Henry akuzon mediat pёr trajtim tё keq tё Ronaldinhos

Sulmuesi i Barcelonёs, Thierry Henry, ka sulmuar mediat pёr trajtim jo tё mirё tё mesfushorit Ronaldinho, i cili kёtё verё u transferua tek Milani.

“Kurrё nuk kam parё njё trajtim aq tё dobët ndaj njё lojtari i cili ka dhёnё aq shumё pёr Barcelonёn. Ështё e vërtetё se ai po ashtu ka dёshtuar nё disa momente gjatё sezonin e tij tё fundit nё Camp Nou, por atё kohё ai u trajtua si vrasës” ka thёnё Henry.

“Ai ёshtё njё njeri me zemër tё madhe dhe ne ishim tё gjithё tё dёshpёruar me mёnyrёn se si u raportuan sjelljet e tij, tё cilat nuk ishin tё vërteta”, ka shtuar francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:26 pm

City ofron 50 milionё funte pёr Etoo

Klubi i Premierligёs, Manchester City, ёshtё i gatshёm tё harxhojё 50 milionё funte pёr tё marrё shërbimet e yllit tё Barcelonёs, Samuel Eto'o.

Sulmuesi kamerunas ёshtё ndёr sulmuesit mё nё formё nё Evropё nё kёtё periudhё dhe Sport shkruan se përfaqësuesit e tij dhe Barcelonёs janë kontaktuar nga përfaqёsues tё Cityt tё cilёt kanё lajmëruar se njё ofertё prej 50 milionё funtesh do tё arrijё nё adresё tё tyre nё javët e ardhshme.

Eto'o po ashtu do tё ketë rastin tё fitojё 12 milionё euro tё ardhura vjetore nё ekipin anglez. Ish-sulmuesi i Real Madridit ёshtё nё 18 muajt e fundit tё kontratës me klubin spanjoll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 1:26 pm

Benitez: Reina ёshtё mё i mirё se Casillas

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, e vlerëson portierin e ekipit tё tij Pepe Reina si portierin mё tё mirё nё Premierligё.

Benitez po ashtu thotë se Reina ёshtё mё i mirё se portieri i Real Madridit, Iker Casillas.

“Stili i tij i lojës ёshtё shumё e mirё pёr cilëndo ligё, por veçanërisht pёr Premierligё pasi kёtu ka nevojё pёr fizik. Topi shpesh ёshtё nё ajёr. Ai ёshtё i mirё nё katrorin para portës por po ashtu edhe jashtë saj”, ka thёnё Benitez.

“Do tё thosha se ai ёshtё portieri mё i mirё nё Premierligё dhe po ashtu nё Spanjё. Ai ёshtё shumё, shumё i rёndёsishёm pёr ne, jo vetëm pse ёshtё portier i mirё por po ashtu pёr shkak tё mentalitetit tё tij”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Y||!

avatar

Numri i postimeve : 15
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 10:52 pm

Zyrtare: Tosic dhe Ljajic nënshkruajnë për United

Pas spekulimeve që zgjatën me muaj, më në fund kampionët anglezë të Manchester United kanë nënshkruar me dy të rinjtë nga Partizani i Beogradit, Zoran Tosic dhe Adem Ljajic.

“United njofton se ka arritur marrëveshje me Partizanin e Beogradit dhe lojtarët Zoran Tosic dhe Adem Ljajic, të cilët do t’i bashkëngjiten klubit”, shkruan në njoftimin zyrtar të Manchestr United.

Mësohet se 21-vjeçar Tosic do të jenë menjëherë pjesë e klubit dhe do të bart numrin 14, ndërsa ekzistojnë disa detaje të zgjidhen me Partizanin në lidhje me 17-vjeçarin Ljajic për vitin 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Y||!

avatar

Numri i postimeve : 15
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 10:54 pm

Adebayor rikthehet nёn radarin e Barcelonёs

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ёshtё sёrish nё radarin e Barcelonёs pёr verёn e vitit 2009.

24-vjeçari ёshtё njё prej tё kërkuarve nga lideri i La Ligёs sё bashku me sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, dhe atё tё Valencias, David Villa, bёn tё ditur Sport.

Adebayor megjithatë vazhdon tё jetё njё sulmues i shtrenjtё, me Arsenalin qё e vlerëson hiç mё pak se 25 milionё funte.

Barcelona tentoi tё marrё shërbimet e Adebayor edhe gjatё verёs sё kaluar, por Wenger ishte i bindur tё mos e lejojё largimin e sulmuesit nga Togo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Y||!

avatar

Numri i postimeve : 15
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 10:54 pm

Kaka porosit Adrianon tё largohet nga Interi

Ish-lojtari mё i mirё nё botё, mesfushori i Milanit, Kaka, ka porositur bashkёkombasin e tij brazilian Adrianon tё largohet nga Interi.

“Unё jam i bindur se ai edhe mё tej mund tё jetё njё kampion i madh dhe mund ta arrijё kulmin e tij. Ai ёshtё njё djalosh shumё i mirё”, ka thёnё Kaka.

“I kam thёnё disa herё se ai ka nevojё ta ndryshojё ambientin. Ka nevojё pёr njё ekip tjetër me njё motivim tё ri dhe shumё mё tё rёndёsishёm”, ka shtuar braziliani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Y||!

avatar

Numri i postimeve : 15
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 10:55 pm

Rijkaard i lumtur me punën e Guardiolës tek Barcelona

Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, ka lavdëruar Pep Guardiolan për mënyrën se si ai e ka udhëhequr Barcelonën këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si shkojnë gjërat dhe dua ta uroj trajnerin dhe lojtarët”, ka thënë ish-trajneri i katalanasve.

“Njerëzit kënaqen me mënyrën se si ekipi luan dhe kjo funksionon mirë. Ata janë në një pozitë të fuqishme dhe kanë një vrull pozitiv. Më pëlqen kjo”, ka shtuar holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Y||!

avatar

Numri i postimeve : 15
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Sat Jan 03, 2009 10:55 pm

Wenger: 2008-ta nuk ishte një vit i mirë për Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është i lumtur që viti 2008 kaloi, pasi nuk ishte i mirë për topçinjtë.

“2008-ta nuk ishte një vit i shkëlqyeshëm për ne dhe mënyra se si përfundoi sezoni i kaluar ishte shumë, shumë dëshpërues. E filluam vitin në pozitën e parë por nuk i fituam trofetë që i merituam pasi çdo gjë që mund të shkojë keq, shkoi keq”, ka thënë Wenger.

“Unë ende besoj se ishim të pafat pasi ishim aq afër ta fitojmë Premierligën dhe ishim të pafat në Ligën e Kampionëve”, shton francezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:15 pm

Ancelotti: Beckhami është i gatshëm për Romën

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se David Beckham është në një formë të mirë fizike dhe është e mundshme të luajë kundër Romës.

Rosonerët kanë vazhduar stërvitjet në Dubai ndërsa seanca kishte përfunduar me një autogol të Beckham. Anglezi e dërgoi topin në këndin e poshtëm, por në golin e gabuar.

“Është e mundur që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen me Romën. Është e vërtetë se ai nuk ka luajtur një kohë të gjatë, por ai punon shumë dhe unë kam vërtet mbresa të mira nga”, ka thënë Ancelotti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:16 pm

Pellegrini: Reali gjithmonë është favorit

Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, thotë se Real Madridi gjithmonë është favorit, por kjo nuk do të thotë fitore e sigurt për ta.

Villarrealli nesër do të përballet me kampionin në fuqi dhe gjykuar nga pozita e dy ekipeve në tabelë, që të dyja do të kërkojnë fitore.

“Real Madridi gjithmonë është favorit, edhe më shumë kur luajnë në shtëpi. Por, kjo nuk do të thotë se ata do të fitojnë”, thotë Pellegrini.

“Në futboll, ndeshjet fitohen në fushë, ndërsa fakti që e fillojmë vitin e ri kundër Realit, vetëm na motivon. Është e rëndësishme për të dyja ekipet të luftojnë për fitore. Kjo do të thotë se do të kemi një ndeshje të shkëlqyeshme”, ka shtuar trajneri kilian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:17 pm

Van Persie i sjell fitoren Arsenalit

Topçinjtë e Arsenalit kanë shënuar fitore të lehtë prej 3-1 ndaj Plymouthit, në kuadër të ndeshjeve të Kupës FA, me dy gola të shënuar nga sulmuesi holandez Robbin van Persie.

Që të tre golat e ndeshjes erdhën në pjesën e dytë të saj. Goli i parë për Arsenalin erdhi dy minuta nga pauza mes pjesëve, me anë të Van Persiet.

Tre minuta më pas mysafirët Gray devijoi një goditje të Bendtner (50’), por pas tri minutash tjera mysafirët ngushtuan në 2-1 me Duguit.

Rezultatin e vendosi autori golit të parë, sulmuesi holandez Van Persie, me anë të një goditje nga afërsia pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:17 pm

Kupa FA: Chelsea dhe City kapen në befasi

Chelsea ka barazuar në ndeshjen e parë të vitit të ri, në kuadër të Kupës FA derisa edhe më keq ka pësuar Manchester City që është mposhtur në fushë vendore me rezultat 3-0.

Djelmoshat e drejtuar nga Luiz Felipe Scolari nuk kanë arritur ta ruajnë avantazhin prej 1-0 duke barazuar në fund të ndeshjes ndaj ekipit të divizionit më të ulët, Southend, në Stamford Bridge.

Në këtë ndeshje, të vlefshme për Kupën FA, golin e avantazhit Chelseat ia solli Salomon Kalou në minutën e 31-të të ndeshjes, por blutë nuk arritën të shënojnë fitore, pasi mysafirët barazuan në lojën shtesë të ndeshjes me anë të Clarke (90’).

Në mënyrë jo të mbarë vitin e ka filluar edhe Manchester City, që u mposht në fushë të vet nga Nottingham Forrest me rezultat 3-0.

Në shtatë minutat e fundit të pjesës së parë mysafirët kaluan në epërsi të dyfishtë me dy gola të shpejtë, së pari me anë të Tyson (38’) dhe pastaj me anë të Earnshaw (42’). Fitoren për Nottingham e solli Garner, 15 minuta para fundit të ndeshjes (75’).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:18 pm

Barcelona e njëjta edhe në vitin e ri

Skuadra e Barcelonës e ka filluar vitin e ri me të njëjtin ritëm sikurse në vitin që shkoi duke shënuar fitore në Camp Nou kundër Mallorcës me rezultat 3-1.

Blaugranët u gjetën në disavantazh në çerekun e parë të lojës pasi mysafirët krijuan epërsi me golin e Aritz Aduriz.

Sulmuesi francez Thierry Henry barazoi shifrat (31’) duke shfrytëzuar një gjuajtje nga këndi të Xavit.

Vendasit është dashur t’i presin pesëmbëdhjetë minutat e fundit të takimit për të krijuar epërsinë dhe për ta fituar ndeshjen.

Pas një goditje të Xavit, topi arriti te Gudjohnsen, i cili pasoi te Andres Iniesta dhe ky i fundit krijoi epërsinë e parë për katalunasit (75’).

Në minutat shtesë të takimit (90’+1) Yaya Toure shënoi edhe golin e tretë për ta mbyllur më së miri këtë takim në favor të Barcelonës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:20 pm

Valencia zë vendin e dytë

Valencia ka fituar derbin e parë të javës së shtatëmbëdhjetë në La Liga në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Mestalla kundër Atletico Madridit me rezultat 3-1.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga një penalti kontroverse, e cila u akordua për Valencian, ndërsa nga pika e bardhë nuk gaboi David Villa (34’).

Pesë minuta më vonë, Miguel ia rrëmbeu topin Pernias dhe pasoi te David Silva, ndërsa ky i fundit e mposhti portierin Leo Franco për ta dyfishuar epërsinë.

Pa përfunduar pjesa e parë (45’) u akordua një tjetër penallti e dyshimtë, këtë radhë në favor të mysafirëve, të cilën e shndërroi në gol Diego Forlan për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Në fillim të pjesës së dytë, Atletico Madrid shfaqi një lojë më të mirë, mirëpo David Silva shoi shpresat e mysafirëve për ndonjë barazim pasi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Valencian (69’) nga një distancë prej afër 23 metrash.

Me këtë fitore Valencia ngjitet në kuotën e 33 pikëve, dy më shumë se Sevilla që zbret në vendin e tretë, por që të dielën zhvillon ndeshjen kundër Osasunas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:20 pm

Juventus do ta shesë Buffonin për Messin

Juventusi e ka marrë me shumë seriozitet transferimin e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, saqë drejtuesit e Zonjës së Vjetër llogarisin shitjen e Gianluigi Buffonit për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Edhe pse disa nga mediat italiane e kishin përshkruar si një “ëndërr të parealizueshme” planin e Bianconerëve për blerjen e Messit, duket se kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

“Tuttosport” njofton se drejtuesit e Juves janë duke planifikuar shitjet e portierit më të mirë në botë, Gianluigi Buffon, për të grumbulluar paratë e nevojshme për blerjen e lojtarit të Barcës.

Barcelona e konsideron Messin të vlefshëm 75 milionë euro, mirëpo në kontratën e tij shkruan se nëse ndonjë skuadër dëshiron ta blejë atë, atëherë duhet të paguajë 150 milionë euro.

Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm t’i ofrojnë 100 milionë euro Juventusit për portierin italian dhe në këtë mënyrë bardhezinjtë do t’i shfrytëzonin këto para për ta blerë Messin- pa dyshim njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Presidenti i Juves, Giovanni Cobolli Gigli, është duke menduar për transferimin e argjentinasit, pasi që familja Agnelli që janë sponsorë të Juves po bëjnë presion për blerjen e Messit.

Mirëpo, problemi i vetëm që do ta pengonte një lëvizje të tillë janë tifozët e Zonjës së Vjetër. Në bazë të një sondazhi, 52% e tifozëve dëshirojnë ta mbajnë Buffonin dhe nuk dëshirojnë sakrifikimin e tij për Messin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:21 pm

Kanoute: Dua tё luaj pёr Realin ose Barcelonёn

Sulmuesi i Sevillas, Fredi Kanoute, thotë se ai synon njё transferim tek ndonjë klub i madh gjatё verёs sё ardhshme.

“Do tё dëshiroja tё luaj pёr Barcelonёn ose Real Madridin. Nё sezonin e ardhshёm do tё dëshiroja tё arrijё diçka mё shumё. Tё luaj pёr njё klub tё madh ёshtё ёndёrr e çdokujt”, ka thёnё përfaqësuesi i kombëtares sё Malit.

Sё fundi u raportua se edhe Interi ёshtё nё kërkim tё shërbimeve tё Kanoute.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:21 pm

Ferguson: Tevez mund të largohet

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se sulmuesi argjentinas Carlos Tevez mund të largohet nga kampionët e Ligës Premier.

Tevez është afër fundit të kohëzgjatjes së huazimit në Old Trafford, ndërsa Manchesteri heziton të paguajë 32 milionë euro për ta mbajtur atë. Po ashtu ekzistojnë mosmarrëveshje edhe me kërkesat e larta për pagën e argjentinasit.

Shumë skuadra kërkojnë shërbimet e Tevez, përfshirë edhe Real Madridin dhe Manchester Cityn, ndërsa për herë të parë edhe menaxheri i Djajve të Kuq ka pranuar se ai mund të largohet.

“Ne do të vazhdojmë me punën tonë. Nëse largohet, largohet, s’kemi çka të bëjmë, ne do të vazhdojmë më tutje. Largimi i tij nuk është i mirëpritur, mirëpo e tillë është jeta”, ka thënë Ferguson për “Daily Star Sunday”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:22 pm

ONeill: Young vlen 75 milionë funte

Menaxheri i Aston Villas, Martin O'Neill, thotë se Ashley Young mund të largohet nga ekipi i tij vetëm për një shumë prej 75 milionë funtesh.

“Ne kemi paguar jashtë mundësive për Ashleyn, por nuk mund ta kundërshtoni nëse lojtari shpaguan vlerën e parave të harxhuara”, ka thënë O’Neill.

“Sigurisht unë do të kisha preferuar ta merrja atë për 5 milionë funte. Por ai tash vlen 15 herë më shumë se sa kjo shumë”, ka shtuar trajneri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:22 pm

Wenger planifikon ofertë befasuese për Ireland

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke synuar të bërë një ofertë të paparë për mesfushorin e Manchester Cityt, Stephen Ireland.

Siç shkruan News of the World, menaxheri i topçinjve e ka pranuar humbjen në përpjekjen për të nënshkruar me mesfushorin e Evertonit, Mikel Arteta, dhe e ka kthyer vëmendjen e tij kah mesfushori në formë Ireland.

Wenger ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Cityt, kur menaxheri i këtij klubi, Mark Hughes, kishte bërë pyetje për mbrojtësin e Arsenalit, Kolo Toure.

Menaxherit të topçinjve i është dhënë inkurajim se Ireland mund të jetë i gatshëm. Por ai do të duhet ta përfshijë Touren në ofertë në qoftë se dëshiron ta nxisë Cytën ta shesë lojtarin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:23 pm

Villa: Më pak edhe gjashtë vite me Valencian

Sulmuesi i Valencias, David Villa, i ka 'ftohur' spekulimet për një largim të mundshëm nga Mestalla duke thënë se ai do të qëndrojë një kohë të gjatë me skuadrën aktuale.

Kohëve të fundit është spekuluar se Villa ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij për t’u larguar në verë, mirëpo sulmuesi spanjoll ka thënë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

“Po ekziston një marrëveshje... të qëndroj edhe gjashtë vite me Valencian. Unë dëshiroj që pasi të përfundojë kjo marrëveshje, ta vazhdoj edhe më tutje. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që i përgjigjem të njëjtës pyetje. Unë jam personi që vendos për të ardhmen time”, ka thënë Villa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:23 pm

Totti rikthehet ndaj Arsenalit?

Roma ka marrë një lajm të mirë, pasi lëndimi i kapitenit Francesco Totti, është më pak serioz se që është menduar.

Kapiteni Totti mori një lëndim në pjesën e parë të humbjes së ekipit të tij ndaj Catanias pak para pauzës dimërore.

Testet e para thanë se kapiteni do të ishte jashtë fushe për rreth dy muaj, që do të thotë se ai pritej të mbetej jashtë fushe edhe për përballjen e Ligës së Kampionëve me Arsenalit.

Sidoqoftë pas edhe disa testeve, të dhënat kanë treguar se Totti mund të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji.

“Krahasuar me testet e para, kësaj here është vërejtur një reduktim i dukshëm i zonës së lënduar dhe rrjedhja është zhdukur”, ka bërë të ditur Roma në sajtin zyrtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:24 pm

Terry kërkon unitet nga bashkëlojtarët

Kapiteni i Chelseat, John Terry beson se blutë mund të fitojnë trofe këtë sezon, por për të ndodhë kjo ekipi duhet të jetë i bashkuar dhe i qëndrueshëm në paraqitjet.

“Do t’u them se çfarë na duhet dhe çfarë dëshirojmë më së shumti në vitin 2009. Së pari kemi nevojë për një unitet. Kemi nevojë të jemi një, ne lojtarët, menaxhmenti dhe personeli dhe veçanërisht tifozët”, ka thënë Terry.

“E dyta, dëshirojmë të fitojmë disa medalje. Nuk arritëm tek asnjë në vitin 2008 dhe kemi nevojë për këtë. Deri tash këtë sezon nuk na shkon keq. Eliminimi në penalti nga Kupa Carling ishte një përjetim i keq dhe kemi ngecje prej tri pikësh në Premierligë dhe e kemi edhe Kupën FA”.

“Mund ta fitojmë Kupën FA. Mund ta fitojmë Premierligën dhe po ashtu edhe Ligën e Kampionëve”, ka shtuar kapiteni i bluve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:24 pm

Mbretërit e nisin mbarë vitin e ri

Skuadra e Real Madridit e ka fituar derbin kryesor të javës së shtatëmbëdhjetë në La Liga duke e mposhtur Villarrealin në Santiago Bernabeu me rezultat minimal prej 1-0.

Në njëmbëdhjetëshin bazë të Mbretërve u inkuadruan dy transferët e rinj, Lassana Diarra dhe Klaas Jan Huntelaar, ndërkohë që mungoi Guti. Kurse për Nëndetësen e Verdhë ishte kthyer Nihat Kaveci.

Los Merengues zhvilluan nja gjysmëlojë të parë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre me ç’rast arritën ta shënonin edhe golin e epërsisë, i cili në fund rezultoi të ishte goli i fitores.

Fitoren lojtarëve me fanella të bardhë ua siguroi Arjen Robben, i cili në minutën e 31-të shënoi një supergol, padyshim njërin nga golat më të mirë të sezonit.

Lojtarët e Villarreal e kërkuan më shumë fitoren në pjesën e dytë duke krijuar më shumë presion përpara portës së Iker Casillas, mirëpo deri në fund të takimit nuk arritën të ndryshonin asgjë.

Kjo fitore e ngjet Real Madridin në pozitën e tretë me 32 pikë, një më shumë se Sevilla, e cila sonte zhvillon ndeshjen kundër Osasunas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:25 pm

Kupa FA: Shorti nxjerr Manchesterin përballё Tottenhamit

Sot ёshtё bёrё tërheqja e shortit pёr rundin e katërt tё Kupёs FA, i cili nxori disa ndeshje mjaft interesante, mes tё cilave ajo qё do tё tërheqё mё sё shumti vëmendjen do tё jetё përballja mes Manchester Untied dhe Tottenhamit.

Pёrveç derbit tё sipër përmendur qё do zhvillohet nё Old Trafford, mjaft interesante do tё jetё edhe derbi i qytetit mes Liverpoolit dhe Evertonit.

Nёse Chelsea fiton nё udhëtimin tek Southend, do ta presё nё fushё tё vet ekipin e Ipswich Town, ndёrkaq Arsenali do tё udhëtojё tek Cardiff City.

Ndeshjet e rundit tё katërt tё Kupёs FA do tё jenё kёto:

Liverpool - Everton
Manchester United - Tottenham Hotspur
Hull City / Newcastle United - Millwall / Crewe Alexandra
Sunderland - Blyth Spartans / Blackburn Rovers
Hartlepool United - West Ham United
Leyton Orient / Sheffield United - Charlton Athletic / Norwich City
Cardiff City - Arsenal
Portsmouth / Bristol City - Histon / Swansea City
Chelsea / Southend - Ipswich Town
Cheltenham / Doncaster Rovers - Aston Villa
West Bromwich Albion / Peterborough - Queens Park Rangers / Burnley
Torquay - Coventry City
Kettering - Fulham
Watford - Leicester City / Crystal Palace
Derby County - Nottingham Forest
Birmingham City / Wolverhampton Wanderers - Middlesbrough
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:26 pm

Cicinho dëshiron tё mbetet nё Roma

Agjenti i Cicinhos, thotë se klienti i tij dëshiron tё mbetet tek klubi nga kryeqyteti italian, Roma, edhe krahas spekulimeve se ai mund tё kalojё nё Stamford Bridge

Mediat shkruan se Cicinho mund tё transferohet tek Chelsea. Por, braziliani tashmё ka deklaruar se dëshiron tё mbetet nё Romё dhe kёtё e pohuar edhe agjenti i tij.

“Nё Brazil ua kam përcjellë mediave se ai ёshtё mirё dhe dëshiron tё mbetet nё Roma. Pёr interesimin e Chelseat kam lexuar vetëm nga gazetat. Nё Brazil flitet edhe pёr interesim tё Santos dhe Internazional, por nuk ka asgjë nga kjo, ai ёshtё lojtar i Romёs”, ka thёnё agjenti i lojtarit pёr Corriere dello Sport.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:26 pm

Pellegrini: Mund tё kishim fituar edhe ne

Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, ёshtё i kënaqur nga pavarësisht humbjes sё sotme ndaj Real Madridit, dhe thotë se rezultati mund tё ishte ndryshe nёse ekipi i tij shёnonte gol i pari.

Villarreali sёrish pёsoi humbje, kёtё herё nё udhëtim tek Real Madridi, por Pellegrini mendon se ndeshja mund tё kishte përfunduar edhe krejtësisht ndryshe.

“Reali shёnoi gol, ne nuk shënuam. Deri nё momentin kur e pranuam golin, ne luajtëm mё mirё, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim rastet dhe tё vijmë tek avantazhi. Pas shënimit tё golit ata ishin mё tё mirё dhe fituan”, ka thёnё Pellegrini pas ndeshjes.

“Kemi pasur tre humbje nё tri ndeshjet e fundit, nuk luajmë nё nivelin e duhur dhe ёshtё vështirё tё analizohet se pse ёshtё kështu”, ka shtuar trajneri kilian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:27 pm

Beckham: Jam i gatshëm të luaj

Mesfushori i ri i Milanit, David Beckham, i cili erdhi si huazim dymujor nga Los Angeles Galaxy, ka thënë the ai është i gatshëm të luajë për një prej klubeve më të mira në botë.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm, por gjithçka varet nga vendimi i trajnerit. E di se kam nevojë të punoj pa ndalë për të qenë 100% i gatshëm fizikisht. Unë nuk dua vetëm të luaj, por kur të luaj ta bëj këtë për të mirë”, ka thënë Beckham në konferencën e shtypit në Dubai, ku Milani po zhvillon stërvitjet e para të vitit të ri.

“E dua LA Galaxyn, por për mua kjo është një përvojë e shkëlqyeshme. Nuk mundet që gjithkush të luajë në, siç thonë të gjithë, njërin prej klubeve më të mira në botë”, ka shtuar anglezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 12:27 pm

Robben: Goli më i mirë i imi me Real Madridin

Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është i ngazëllyer me golin e shënuar mbrëmë ndaj Villarrealit, gol i cili edhe u solli tri pikë të reja mbretërve.

“Besoj se ky është goli im më i mirë me Real Madridin, megjithëse ne fituam pasi çdokush në ekip dha maksimumin. Gjëja më e rëndësishme është se ne shmangëm edhe disa lëndime tjera dhe u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk pranuam gola”, ka thënë Robben.

“Tash duhet ta përmirësojmë sulmin dhe të shënojmë më shumë gola, për t’i dhënë ekipit më shumë vetëbesim”, ka shtuar holandezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 3:25 pm

NBA: Vazhdon forma e dobët e Celtics-ave

Kampioni në fuqi i NBA-s-, Boston Celtics, ka pësuar edhe humbjen e katërt nga pesë ndeshjet e fundit në udhëtim, duke u mposhtur kësaj here nga New York Knicks me rezultat 100-88.

Celtics-at nuk arritën t’i mposhtin Knicks-at, të cilët kishin humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit. Wilson Chandler dhe Al Harrington kryesuan tek Knicks me 31 pikë, respektivisht 30.

Paul Pierce kryesoi tek Celtics me 21 pikë, derisa Kevin Garnett është ndaluar në pikët më ulëta të sezonit, gjashtë pikë.

Kjo ishte hera e parë që New York Knicks mposht Boston Celtics që nga 23 marsi i vitit 2005.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 3:25 pm

Reali ofron Van der Vaartin për Diegon

Mediat gjermane përcjellin lajmin se ekipi i Real Madridit dëshiron ta angazhojë mesfushorin brazilian të Werder Bremenit, Diego.

Diego është cak i disa prej top klubeve evropiane, mes të cilave edhe Juventusit dhe Interit, ndërsa interesim për të është duke shprehur edhe kampioni i Spanjës.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë rënë në kontakt me Werderin për shërbimet e brazilianit dhe raportohet se janë të gatshëm ta ofrojnë holandezin Rafael Van der Vaart si shkëmbim.

Vaart arriti në Madrid në fillim të këtij sezoni nga Hamburgu dhe pas një fillimi të mbarë, pati një rënie drastike të formës. Ai më shpesh është pjesë e stolit të rezervave të trajnerit të ri Juande Ramos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 3:26 pm

Vela: Do të luftoj për vend në formacionin e parë

Sulmuesi meksikan, Carlos Vela, thotë se ai do të vazhdojë të luftojë për vend në formacionin e parë të Arsenalit.

Vela mori kritika pozitive nga trajneri i topçinjve Arsene Wenger, e cila i jep edhe më shumë vetëbesim lojtarit.

“Kuptohet, është e rëndësishme kur menaxheri thotë gjëra të tilla për ju, kjo ju jep një vetëbesim shtesë. Por unë ende jam 19-vjeçar dhe është e nevojshme t’i kryer detyrat në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Vela.

“Premierliga më ka mësuar shumë. Sipas meje, kjo është liga më e mirë në botë dhe definitivisht më e shpejta. Thjesht unë duhet të punoj, punoj, punoj derisa menaxheri nuk vendos të më bëjë pjesë të ekipit startues”, përfundon meksikani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   Mon Jan 05, 2009 3:26 pm

Hamburg favorit për shërbimet e Podolskit

Mediat gjermane përcjellin lajmin se ekipi i Hamburgut është i pari në listën e ekipeve favorite për të marrë shërbimet e sulmuesi gjerman Lucas Podolski.

Bild shkruan se menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoenes, ka pasur një takim të gjatë me drejtorin sportiv të Hamburgut, që ka bërë kërkesë për çmimit e Podolskit.

Hoenes ka bërë të ditur se për shërbimet e Podolskit janë të nevojshme më së paku 10 milionë euro, por mediat gjermane thonë se bavarezët do ta lejojnë sulmuesi të largohet edhe për një shumë më të vogël, që do ishte 8 milionë euro.

Bild shkruan se kompletimi i të gjithë marrëveshjes është para fundit të saj dhe është e mundur që shumë shpejt Podolski të largohet nga Allianz Arena.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajmet me te reja nga sporti..!   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet me te reja nga sporti..!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT  :: Sport-
Kërce tek: