FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT

Mire se Erdhe,ju faleminderit qe e vizitoni kete forum.
 
ForumPortaliCalendarPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Barcoleta..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Barcoleta..   Mon Jan 05, 2009 3:55 pm

Ketu postoni Barcoletat dhe lutem qe kete teme ta beni ngjitese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
xonny13

avatar

Numri i postimeve : 227
Registration date : 02/01/2009

MesazhTitulli: Re: Barcoleta..   Mon Jan 05, 2009 3:57 pm

Majmuni i humbur dhe polici
E gjen polici një majmun të humbur dhe e çon te shefi i tij në stacionin policor.
Shef, çfarë të bëjë me të? – Ndërsa shefi, që ishte në nxitim i thotë – ku ta di unë – çoje në kopsht zoologjik.
Në mbrëmje polici kthehet në stacion, duke e mbajtur majmunin për dore dhe sërish e pyet shefin se çfarë të bëjë me të.
Çka është puna jote – të thashë çoje në kopsht zoologjik!
Shef, atje tashmë kemi qenë. Mendova ta çoj në kinema.

Polici dhe lepuri
Si e zë një polic lepurin?
Fshihet në kaçubë dhe fishkëllen sikur lakra.

No pliz, no pliz...
Vjen maloku nga gjuetia në safari, dëgjojnë fqinjët e tij dhe vijnë me vrap për të dëgjuar si ka kaluar atje...
Edhe Rrustë, e gjuajte ndonjë gjë?
Po, tha ai – kam vrarë disa tigra, disa luanë dhe disa nopliza...
Mirë Rrustë, tigrat dhe luanët e dimë çka janë, po çka janë ata nopliza? – e pyesin ata.
Nuk e di as unë – do gjallesa të vogla të zeza që bërtasin no pliz no pliz (no please)....

Gjeli dhe pula
Përse gjeli e godet pulën në kokë, para se t’ia bëjë atë punë.
Që t’ia heq iluzionin për një martesë të mundshme.

Qeni i gjakovarit
Përse gjakovari ia këput bishtin qenit të tij?
Që të mos iu gëzohet mysafirëve!

Në shtëpinë e floktarit
Vjen një person të floktari dhe e pyet:
Mjeshtër, edhe sa janë para meje?, ndërsa ky i thotë edhe gjashtë.
Tipi del nga lokali.
Njësoj vepron disa ditë me radhë...
Një ditë floktari i thotë punëtorit të tij, të përcjellë këtë person të dyshimt.
Shko të lutem pas tij dhe shiko kah po shkon:
Kthehet punëtori dhe thotë:
Mjeshtër, ky shkoi në shtëpinë tënde!

Biseda e pleqve
Bisedojnë dy pleq:
Po ndihem shumë keq – me dhëmbin kockat, shpina, këmbët e duart – thotë njëri.
Tjetri ia pret:
Ndërsa unë po ndihem si foshnje e porsalindur.
Jo more! Po si ashtu?
Po, nuk kam flokë, nuk kam dhëmbë, ndërsa sot kam urinuar në pantallona!

Pa shefin asnjë...
Pyet inspeksioni njërin që punon në një komunë të Kosovës:
Sa persona punoni këtu?
Bashkë me shefin – dhjetë – thotë ai.
Po, pa shefin?
Eh, kur nuk është shefi, nuk punon asnjë!

Falltarja
Ia shikon falltarja letrat Fazës dhe përnjëherë bërtet:
- Kuku!
- Çka ke, moj?
- Jo valla, nuk mund të tregoj...
- Fol moj, çka ka lidhje.
- Jo valla, nuk guxoj?
- Epo tash që ia nise, duhesh...
- Po qysh me të thënë bre... duket që do të vdes Rrusta!
- U bijo, këtë e di, po shiko a do të ketë ndonjë hulumtim policor për këtë punë?

Vitrina
Pyet Rrusta Shulin:
- Allahile Shul, pse po fle djali yt lartë në vitrinë.
E Shuli i përgjigjet:
- More për çdo natë po më bien prej krevatit... e nuk po e ndiej kur po bien...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Barcoleta..
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FoRuMoTiOn.ToP-TaLk.NeT  :: Funn Staff-
Kërce tek: